Burcu Ozberk: Kam dashuruar vetëm njëherë në jetë

Aktorja e njohur turke, Burcu Ozberk ka bërë një deklaratë për jetën e saj private.
Ozberk ka folur për revistën Elele dhe ka treguar se është dashuruar vetëm një herë në jetë.
“Unë mendoj se dashuria është si një varësi, si një sëmundje. Unë dashurova vetëm njëherë. Për herë të parë në jetën time doja që dikush të ishte me mua në çdo moment. Por kjo më ktheu në dikë tjetër. Hoqa dorë nga liria ime, cilësia ime e jetës”, ka thënë aktorja, shkruan HaberTurk.
Tutje Burcu ka theksuar se nuk e ka në mendje të martohet dhe për tu bërë nënë.
Aktorja 31 vjeçare është përfolur shumë se mund të jetë në lidhje me Murat Kazancıoğlu, mirëpo Burcu i kishte hudhur poshtë të gjitha akuzat duke deklaruar se Murati është miku i saj dhe nëse do të kishte diçka të re në jetën e saj ajo do të tregonte pa ngurruar fare.
Tutje aktorja ka folur edhe për karakterin e saj duke treguar se nganjëherë flet pa menduar shumë dhe fjalën e fundit e thotë në fillim. Mirëpo, sipas saj ajo e menaxhon jetën, është kokëfortë dhe nuk heq dorë nga dëshirat e saj.
Ndryshe, Burcu Ozberk ka luajtur në shumë seriale turke ku është bërë e njohur. Së fundmi, Burcu është protagonistja kryesore e serialit ”Ask Mantik Intikam”, ku luan krahë yllit të serialit, Ilhan Sen./21Media

Back to top button