Mehaj nga Iowa: Kosova ka nevojë për një bazë të përhershme ushtarake amerikane

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj në Iowa edhe një herë ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për nevojën e pranisë së një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, e cila siç thotë Mehaj do të ishte në interes të të gjithë rajonit dhe më gjerë.
Ai po ashtu tha se Kosova ka vullnet për inicimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes,
Mehaj bashkë me Gërvallën dhe Krasniqin po qëndrojnë atje, në kuadrin e aktiviteteve që shënojnë 10 vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowas.
“Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes me Shtetin e Iowa-s do të jetë shembull për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla si dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi patëm rastin të takojmë Governatoren e Shtetit të Ajovas, znj. Kim Reynolds, në kuadrin e aktiviteteve që shënojnë 10 vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovas. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, falënderova Governatoren Reynolds si dhe komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Benjamin Corell për mbështetjen e pakursyer të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Mehaj përmes një postimi në “Facebook”./21Media

Back to top button