”Burg pa afat”, për çiftin që tentoi të grabiste një argjendari

Është caktuar masa e sigurisë, ”burg pa afat”, ndaj çiftit nga Vlora A.H dhe A.H të cilët me 27 janar tentuan të grabisin një argjendari në Shkodër.
A.H dhe A.H ndodheshin në banakun e argjendarisë ku pretendonin sikur ishin të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kishin vendosur mbi banak kutinë ku ishin të vendosura bizhuteri. Në një moment gruaja nxori nga xhepi i majtë deodorantin dhe ia hodhi në sy të dy pronarëve, shkruan ora news.
Pronari i dyqanit tërhoqi fort kutinë me bizhuteri dhe nuk e lejoi hajdutët të vidhnin gjë.
Më pas burrë e grua kur e panë  që nuk mundën të vidhnin gjë tentuan të largohen por pronarët me shpejtësi dolën nga banaku dhe u përleshën me ta duke i penguar që të dilnin nga dyqani.
Çifti janë ende në burg./21Media

Back to top button