Kid Rock refuzon të këndojë në vende ku kërkohet dëshmi e vaksinës antiCovid!

Artisti, Kid Rock ka njoftuar se do të refuzojë të këndojë në çfarëdo vendi që kërkohet dëshmi e vaksinës antiCovid në turneun e tij të ardhshëm.
“Ka pasur shumë diskutime rreth detyrimit për të marrë vaksinën. Njerëzit thonë ‘nuk do të shkoj atje sepse është e obliguar ta kesh vaksinën. Nëse mendoni se do të këndoj këngët “Don’t Tell Me How To Live” dhe “We the People”, derisa njerëzit i mbajnë maskat dhe kartat e mallkuara të vaksinimit, kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Kid Rock.
Së fundmi, ai publikoi një këngë kundër presidentit Biden të titulluar “Ne njerëzit”, e cila thumboi Anthony Faucin, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive në vend dhe përfshinte rreshta të tillë si: “Vëni maskën tuaj. Merrni pilulat tuaja. Tani një brez i tërë është i sëmurë mendor”, etj.
Rock shtoi, “Më beso, nuk duhet të shqetësohesh. Do t’i kthesh paratë sepse as unë nuk do të paraqitem.”
“Është në të vërtetë për të ardhur keq. Ne në fakt e hoqëm Buffalo-n, Nju Jorkun nga lista për shkak të kësaj, dhe Toronto-n, Kanadanë dhe disa qytetet tjera”, njoftoi tutje ai.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Rock njoftoi turneun me 26 shfaqje, i cili është planifikuar të nisë më 6 prill në Evansville, Indiana dhe do të përfundojë më 17 shtator pranë vendlindjes së tij, në Clarkston, Michigan./21Media

Back to top button