Burgim të përjetshëm për personin që vrau vëllain dhe i dogji trupin

Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj G.K, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i akuzuari G.K është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet se më 11 shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, e ka privuar nga jeta vëllain e tij, B.K, e ka djegur trupin e të ndjerit dhe më pas mbetjet i ka hedhur në një vend deri tani të paidentifikuar.
“I pandehuri G.K., akuzohet se me datën 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, për shkak të konflikteve që kishin mes tyre lidhur me pronën, i akuzuari G.K., me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij, B.K., ku me pas e ka djegur trupin e të ndjerit dhe mbetjet i ka hedhur në një vend deri tani të pa identifikuar, me qëllim për ti zhdukur gjurmët e krimit. I pandehuri ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes nga Gjykata e Lozanës, në Zvicër”, thuhet në njoftim.

Back to top button