Kaloni te përmbajtja kryesore

Burim Rexhaj: Lobimi shqiptar në SHBA është domosdoshmëri strategjike për Kosovën

Me rastin e avancimit të National Defense Authorization Act në ligj të nënshkruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Sekretari i Këshillit për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane, Burim Rexhaj, ka publikuar një analizë ku thekson rëndësinë jetike të lobimit shqiptar në SHBA për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Rexhaj vlerëson se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është krijuar një perceptim i gabuar se nevoja për lobim ndërkombëtar kishte përfunduar.

“U krijua bindja se pas pavarësisë lobimi nuk ishte më i domosdoshëm, por realiteti dëshmoi të kundërtën”, thekson ai.

Sipas Rexhajt, stagnimi diplomatik i Kosovës dhe Shqipërisë ka krijuar një vakum të rrezikshëm, i cili është shfrytëzuar nga Serbia përmes lobimit intensiv në qendrat vendimmarrëse perëndimore. “Serbia ka investuar sistematikisht në lobim, duke deformuar narrativën dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë e luftës në Kosovë”, shkruan Rexhaj.

Ai nënvizon se pasojat e këtij boshllëku janë reflektuar drejtpërdrejt në arenën ndërkombëtare, përfshirë sanksionet evropiane dhe ftohjen e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës.

Shkrimi i plotë

”Me rastin a avancimint te projektligjit National Defense Authorization Act ne ligj te nenshkruar nga Presidenti Trump perpilova kete tekst per publikun. Kritikë qeverive kosovare dhe thirrje komunitetit Shqiptaro Amerikan per te lobuar per Kosoven dhe tërë shqiptarinë. “Rilindja e lobimit shqiptar në SHBA Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, u krijua bindja se nevoja për lobim ndërkombëtar kishte përfunduar. Ky perceptim rezultoi i gabuar. Kosova dhe Shqipëria stagnuan në diplomaci, duke krijuar një vakum që Serbia e shfrytëzoi përmes lobimit intensiv, veçanërisht në SHBA dhe BE, duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë e luftës në Kosovë. Ky boshllëk lobues solli pasoja të rënda: sanksione evropiane dhe pezullimin e dialogut strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Përballë kësaj situate, diaspora shqiptare në Amerikë reagoi përmes një rilindjeje qytetare, pa përkrahje institucionale, përmes aktivizmit “grassroots”. Në një Uashington të ndryshuar rrënjësisht, u formuan organizata si Albanian American Relations Council dhe Albanians for America, të cilat riangazhuan Kongresin dhe Senatin me realitetin në Kosovë. Falë këtij angazhimi u miratuan rezoluta, u zhvilluan dëgjime hetimore dhe u ndikua drejtpërdrejt në gjuhën e projektligjeve të nënshkruara më pas në ligj. Për herë të parë, Kosova u përfshi si interes strategjik në planin e mbrojtjes kombëtare të SHBA-së. Ky zhvillim dëshmon se interesat kombëtare nuk mbrohen me heshtje, por me organizim, angazhim dhe lobim të vazhdueshëm.”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button