Burri e keqtrajtoi seksualisht një burrë tjetër në Skënderaj

Një burrë nga Skënderaj është arrestuar, pasi që dyshohet se e ka keqtrajtuar seksualisht një burrë tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht viktimën mashkull kosovar”, ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin ditor.
Rasti i cilësuar si “sulm seksual” ka ndodhur të martën, rreth orës 20:00 në Skënderaj.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button