“Sofra e Varrit” shënon edhe një tjetër sukses!

Filmi “Sofra e Varrit” me regji të Mirak Zymberaj është ftuar të marrë pjesë në festivalin “The 4th Meihodo International Youth Visual Media” të New York-ut.
Aktori Mentor Zymberaj bëri të ditur lajmin përmes Facebook-ut.
Kështu “Sofra e Varrit” shënon edhe një tjetër sukses ndërkombëtar, një film që trajton luftën e Kosovës.

Së fundmi, filmi ishte përzgjedhur të marrë pjesë edhe në “In the Place International Short Film Festival” në Sofia të Bullgarisë./21Media

Back to top button