Vdiq një vajzë në Skënderaj

Një vajzë ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:16 në Skënderaj.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e viktimës, e cila ka thënë se vajza e saj ka qenë me një terapi të caktuar.
“Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës duke e cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media

Back to top button