Burri më me fat, brenda ditës u bë miliarder

Një lojtar me fat në Maine zgjodhi tiketën që përputhej me të gjashtë numrat për të fituar çmimin e madh “Mega Milion” prej 1.35 miliardë dollarësh, duke i dhënë fund tërheqjeve prej tre muajsh pa fitues.
Numrat fitues të hedhur në orët e vona të së premtes në mbrëmje ishin: 30, 43, 45, 46, 61 dhe “Mega Ball” i artë 14, raportoi DailyMail.
Çmimi i madh prej 1.35 miliardë dollarësh është për një fitues që merr një pension vjetor me pagesa vjetore mbi 29 vjet. Por, fituesit pothuajse gjithmonë zgjedhin opsionin e parave në dorë.
Fituesi mundi shanset 1 në 302.6 milionë për të fituar çmimin kryesor.
Çmimi i lotarisë është “Mega Milioni” i dytë më i madh ndonjëherë, dhe i katërti më i madh në historinë e SHBA-së.
“Mega Milion” luhet në 45 shtete./21Media

Back to top button