Vdiq pacienti që ra nga dritarja e klinikës në QKUK

(Lajm i përditësuar)
Ka humbur jetën pacienti që ka rënë sot nga dritarja e klinikës në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar ShSKUK përmes një njoftimi në “Facebook”.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.
Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.
11:07 – Një pacient bie nga objekti i QKUK-së
Një pacient dyshohet se ka rënë nga objekti i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Policisë, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./21Media

Back to top button