Burri me mustaqet më të gjata në botë

Paul Slosar nga Karolina e Jugut është njeriu që zyrtarisht njihet si personi me mustaqet më të gjata në botë, në Librin e rekordeve “Guinness”.

Me stil “anglez” të mustaqeve, Slosari iu fut një gare të mustaqeve në SHBA vitin e shkuar. Me gjatësi mustaqesh prej 63.5 centimetrash, ai doli triumfues. Ishte ky momenti kur ai u bë krenar për ruajtjen rreth tridekadëshe të mustaqeve.

Gjatësia e mustaqeve të tij, është e barabartë me gjatësinë mesatare të një foshnje katërmuajshe.

Së fundmi, Slosari ka rrëfyer për webfaqen zyrtare të Rekordeve “Guinness” përse ka vendosur të mos i shkurtonte mustaqet në 30 vjetët e fundit.

“Gjithmonë i kam mbajtur mustaqet e shkurtra. Një ditë, pasi i shkurtova, doja ta puthja bashkëshorten dhe ajo më shtyu e u ankua. Më tha: ‘Mos më puth pasi t’i heqësh mustaqet sepse është njëjtë si të puthësh furçë teli!’ Andaj, nga ajo ditë vetëm i kam lënë të rriten”, ka thënë ai.

Back to top button