Burri në Mitrovicë tenton ta vras gruan me sëpatë

Një tentim vrasje ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Dibra” në Mitrovicë.

Një person për motive ende të panjohura ka tentuar ta godas me sëpatë gruan e tij.

Policia me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe ka vënë në pranga burrin e dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me një mjet të mprehë ka tentuar ta godet viktimën femër kosovare”, ka konfirmuar Policia përmes raportit ditor.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar Policinë që ndaj të dyshuarit të hapet rast për vrasje në tentativë.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button