Burri nga Istogu aksidentalisht plagos veten dhe një person tjetër

Policia ka bërë të ditur se të shtunën është arrestuar një burrë nga Istogu pasi që i njëjti kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri me ç’rast e ka plagosur veten dhe një burrë tjetër kosovar.
I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri  të cilën ai e mbante pa leje. Si pasoj e shkrepjes aksidentale të armës është  plagosur viktima mashkull kosovar dhe vet i dyshuari. Viktima është në tretman mjekësorë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button