Si u njohën me Gencin, marrëdhënia e saj me djalin e tij, të gjitha i thotë Eni

Këngëtarja shqiptare, Eni Koci, e cila tashmë një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me këngëtarin Genc Prelvukaj, ka treguar se për momentin e veçantë, se si është njohur me tashmë të fejuarin e saj.
“Jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim është dukur shumë mendjemadh dhe i thash Gretës obobo si do e shtyejme në turne, ky as muhabet s’do na bëj dhe përgjigja e Gretës ishte: Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të, përfundimin e dini besoj”, ka shkruar Eni në Instagram.
Tutje, ndër pyetjet më të shpeshta drejt saj kanë qenë ato për Kosovën, ku artistja tha se i pëlqen shumë dhe nuk e ndan dot nga Shqipëria.
“Kosova po bëhët çdo ditë e më e bukur dhe çfarë e bën më të veçantë, janë njerëzit me një zemër shumë të madhe”, ka thënë Eni.
Ndërkohë që, nuk la pa u pyetur për dasmën, ku Eni tha se dasma nuk është shumë në stilin e saj.
“Jam menduar shumë për këtë pjesë dhe mendoj që dasma për nusen dhe dhëndrin është një një lodhje e paparë. Kështu që, nuk jam shumë për dasëm”, shtoi ajo.
Ndër pyetjet më me interës në publik çdo herë ka qenë marrëdhënia e saj me djalin e Gencit, gjë për të cilen Eni tha se ka raporte fantastike me të.
“Kam raporte fantastike, pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”, tha tutje Koçi.
Lidhja me Gencin, ka qenë shumë e përfolur dhe vazhdon të jetë për shkak të diferencës së çiftit në moshë, por Eni nuk e ka problem aspak këtë pjesë dhe asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë se është shumë e lumtur./21Media
 

Back to top button