Burri nga Shtimja rrah gruan dhe fëmijët

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Shtime.
Gruaja ka raportuar në Polici se burri i saj në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.
Ngjarja ka ndodhur më datë 11.11.2021, rreth orës 20:00.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe pas intervistimit të palëve rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button