Adriana Matoshi i fton ndjekësit t’i lënë komente negative, ka shpërblim për atë që fiton
Aktorja, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi i ka ftuar ndjekësit në Facebook që t’i lënë komente negative në një postim që ka bërë së fundmi.
Madje, aktorja ka thënë se komentuesin me komentin më të rëndë do ta shpërblejë me një kafe.
Adriana Matoshi, e cila jo rrallëherë është përballur me komente negative dhe ofenduese në rrjetet sociale, krahas postimit ku ka kërkuar nga ndjekësit t’i lënë komente negative, ka shkruar “ju përshëndes nga zemra! Para se të paragjykoni, kujtojeni Krijuesin tonë, nëse shani një njeri ju e keni sha Krijuesin e juaj. Prej dashnisë nuk ka asnjë të keqe, dashnia është bekim dhe motiv për gjithsecilin prej nesh! Sa më shumë dashni e ma pak urrejtje i bon mirë secilit shpirt dhe paqe e mirësi do të ketë gjithmonë në zemrat e juaja! Ju dua!”./21Media