Burri që fitoi miliona në lotari fshehet nga gruaja e fëmijët

Një burrë në Kinë fitoi 26 milionë funte në loto, por këto para po i fsheh nga gruaja dhe fëmija i tij, sepse ka frikë se pas kësaj ata do të bëhen dembelë.
Për të mbrojtur anonimitetin e tij, burri, i cili e identifikoi veten vetëm me pseudonimin ‘Mr Li’, u vesh me një kostum të verdhë të personazhit vizatimor për të kërkuar fitimet e tij në zyrën e lotarisë në Nanning, në rajonin jugor të Guangxi, javën e kaluar më 24 tetor, transmeton rtv21.tv.
Ai tha se ishte i emocionuar për fitoren, por donte të fshihte identitetin e tij dhe ta mbante jackpot-in sekret nga gruaja dhe fëmija i tij.
“Unë nuk i thashë gruas dhe fëmijës tim nga frika se ata do të ishin shumë të vetëkënaqur dhe nuk do të punonin në të ardhmen,” tha ai./21Media

Back to top button