Burri që i dhuroi gruas mbiemrin, zemrën dhe veshkën

Dashuria është ndjenje emocionale e një njeriu e cila e shtynë atë te bëjë sakrifica të ndryshme. Këtë e dëshmoi edhe një çift nga Izmiri i Turqisë.

Güliz Avcı Baykuş 26 vjeçare nga Izmiri i Turqisë është përballur me sëmundjen e veshkave, por dashuria që e kishte për të fejuarin e saj Enis Baykuş e shëroi atë.

Enisi pas martesës me Gülizen i dhuroi veshkën asaj, kështu duke filluar një jetë të lumtur së bashku, transmeton rtv21.tv

“Enisi fillimisht më dha zemrën dhe më pas veshkën. Unë e dua shumë atë. Tani do të jetoj pa aparat për dializë . Jam shumë  lumtur”, tha Gülize.


Enisi  cili i dha zemrën, mbiemrin dhe veshkën gruas së tij, tha “Gruaja ime është mirë dhe unë jam shumë mirë. Zoti im mos i bëftë ditë më të këqija dhe të tjerët të gjejnë shërim. Falënderojmë mjekët dhe infermierët tanë”.
Güliz dhe Enis u takuan ballë për ballë më 16 tetor të vitit të kaluar dhe ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Çifti u martua më 14 gusht 2021./21Media 

Back to top button