Komuna e Podujevës ofron shërbime për qytetarët e komunave tjera

Komuna Podujevës është duke ofruar shërbimë për qytetarët e komunave tjera të Kosovës gjatë kësaj kohe kur shërbyesit civil ndodhën në grevë.
Kjo komunë përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se cilat shërbime ofrohen për qytetarët e komunave tjera.
„Të gjitha shërbimet e theksuara më poshtë ofrohen nga Komuna e Podujevës për qytetarët e Komunave të tjera nëse të njëjtat gjinden ne Sistemin e Gjendjes Civile:
• Certifikata e Lindjes;• Ekstrakti i Lindjes;• Certifikata e Kurorëzimit;• Certifikata e Statusit Martesor• Certifikata e Shtetësisë;• Certifikata e Bashkësisë Familjare;• Certifikata e Vendbanimit;• Vërtetimi nga Arkivi;• Certifikata e Vdekjes.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Shërbyesit civil të shumicës së Komunave të Kosovës janë në grevë nga 25 gushti, ata po kërkojnë 100 euro shtesë në page deri në miratimin e Projektligjit për Paga./21Media

Back to top button