Latifi pas takimin me Mandl: Mirënjohës për angazhimin dhe lobimin në institucionet e BE-së

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.
Latifi është shprehur falënderues ndaj Mandl për angazhimin dhe lobimin në institucionet e BE-së për lëvizje e lirë.
“Unë jam shumë mirënjohës për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm për lobimin e madh që keni bërë dhe po vazhdoni të bëni në institucionet e Bashkimit Evropian, parlamentit, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e mjekëve tonë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e BE-së”, tha Latifi.
Ai u shpreh se Austria ka mbështetur kërkesën tonë për anëtarësimin në Këshillin e BE-së./21Media 

Back to top button