Burri qëllon me sëpatë në kokë gruan

Një 72-vjeçar ka qëlluar me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij 69 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Breg Shkozë të Vorës në Shqipëri.

Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë për motive të çastit. Pas një debati, Q.B, ka marrë sëpatën dhe ka goditur të moshuarën, V.B. Kjo e fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, ku raportohet se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa ky nuk është rasti i parë që ai dhunon bashkëshorten. Më herët ai e ka dhunuar gruan, pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës./vizionplus

Back to top button