Burri telefonoi Policinë “Ejani në shtëpi, vrava gruan time”

Një krim i rëndë ka ndodhur në Nicë, Greqi ku një grua, 54 vjeçe, është vrarë nga i bashkëshorti brenda shtëpisë së tyre.
Sipas informacioneve, pak pas orës 5:30 të mëngjesit, 50-vjeçari në gjendje të dehur ka telefonuar në polici dhe ka thënë se ka vrarë bashkëshorten.
“Ejani në shtëpi, vrava gruan time”, thuhet se ka thënë 50-vjeçari kur telefonoi policinë për të rrëfyer krimin e tij.
Sipas informacioneve, viktima dhe autori janë me origjinë greke dhe kanë një fëmijë të mitur, i cili në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi.
Burri është marrë në pyetje, ndërsa në banesën përdhese në rrugën Bosporou është thirrur një mjek për të ekzaminuar trupin e viktimës, i cili sipas informacioneve ka shenja në qafë.
Drejtoria e Sigurimit të Atikës po kryen hetimet paraprake për krimin brutal.
Autori 50-vjeçar mësohet se përballet me probleme të rënda psikologjike dhe në të kaluarën është trajtuar në një klinikë psikiatrike./oranews

Back to top button