Burri vret gruan e vjehrrën dhe më pas veten

Një 46-vjeçar nga Kumanova ka vrarë gruan dhe nënën e saj dhe më pas është vetëvrarë. Policia bën të ditur se rasti është raportuar të premten rreth orës 14:25.

“Sot (25.08.2023) rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë nëpunësit policor i kanë gjetur të vdekur E.A.J. (40) nga Kumanova dhe nënën e saj P.N., të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga D.J. (46) nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J.) Më pas D.J. ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për ndriçimin e rastit./TV21

Back to top button