Butrinti shënon një tjetër sukses me “Kuku”
Ditë më parë është publikuar kënga më e re nga artisti shqiptar, Butrint Imeri “Kuku”.
Që nga lansimi i këtij projekti, komentet rreth gjithë realizimit ishin shumë pozitive, kjo madje është dëshmuar edhe me numrin e klikimeve që kënga ka marrë në kanalin zyrtar në Youtube, ku ka arritur në 4.532,717 shikime në më pak se një javë.
Gjithashtu, projekti “Kuku” rënditet i pari në vendet si: Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani, Maqedoni, i katërti në Itali e Slloveni, i pesti në Belgjikë, i gjashti në Suedi, i teti në Greqi.

Që kjo këngë të arrinte kaq shumë, pritshmëritë ishin shumë të mëdha pasi ende pa u publikuar, sekuenca nga ky projekt është bërë virale në rrjetin social, TikTok.
Edhe në platformën Spotify, kënga ka prekur numrin e 500.000 streams, që për artistin patjetër që është një rekord, apo siç e ka cilësuar edhe ai vetë “rekord personal”.
“Dje u publiku ne Spotify, sot mbi 500.000 streams! Kjo eshte nje tjeter rekord personal, duke e marr parasysh qe ende kjo platforme nuk ka shume perdorues shqiptar dhe eshte ne rritje e siper tek tregu yne! Ju falenderoj nga zemra!”, ka shkruar Butrinti në Instagram.

Vera e këngëtarit ka qenë e bujshme me mbrëmje muzikore, e këngë, të cilat në pak kohë i janë bërë hite të padiskutueshme, kujtojmë “Dale” në bashkëpunim me artistët Ledri Vula dhe Kida, si dhe “Dujem”./21Media