Traileri i filmit “A Christmas Story Christmas”

Aktori Peter Billingsley u kthye me rol në filmin e ri “A Christmas Story Christmas”. Ai u paraqit me rol në filmin origjinal “Christmas Story” në vitin 1983, por tani në filmin e ri luan rolin e të rriturit Ralphie.
Në trailerin e këtij filmi të cilin e lansoi HBO, Peter shihet duke u kthyer në shtëpinë e tij në Cleveland, për t’i dërguar fëmijëve të tij dhurata si ato që merrte kur ishte i vogël, për ta bërë kremtën më të magjishme.
Kjo ndodh 30 vite pas lansimit të filmit origjinal. Ai kthehet atje pak kohë pas vdekjes së të atit.
Në këtë film, Ralphie po ashtu kontakton me shokët e fëmijërisë së tij.
Rolet për të i kanë reprizuar aktorët: Ian Petrella, Zack Ward dhe Scott Schwartz.
Filmi i ri “A Christmas Story Christmas” do të lansohet në SHBA më 17 nëntor 2022./21Media

Back to top button