Cakaj: Kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme

Republika e Kosovës dje është njohur nga Xhamajka

Xhamajka dje ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi kështu e ka cilësuar ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njohen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka

Sipas tij, ky veprim konfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare.

Xhamajka tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Cakaj.

Xhamajka është shtet ishullor në detin e Karaibeve, ishulli i tretë më i madh i Antileve të Mëdha. Sipërfaqja e këtij shteti është 10.990 kilometra katrorë, ka 2.680.029 banorë, ndërsa kryeqytet është Kingston me rreth 650.000 banorë, i cili është edhe porti më i madh detar./21Media

Back to top button