Cakaj uroi Osmanin: Kryediplomati i parë shqiptar në RMV

 

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Genc Cakaj sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin shqiptar të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, të cilit i ka uruar suksese në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Cakaj përmes facebook-ut ka bërë të ditur se Osmani merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike, udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Me Bujarin në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, ne do të vazhdojmë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.”, ka shkruar Cakaj ndër të tjera në facebook.

Back to top button