Cakolli: Dialogun me Serbinë nuk duhet të jetë ”raportim” nëpër rrjete sociale

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në ”raportim” nëpër rrjete sociale.
Cakolli ka shkruar se Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet raportuar e ofruar llogari.
”Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në ”raportim” nëpër rrjete sociale. Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari!”, ka shkruar Cakolli në facebook.
Ndërkohë që KDI nëpërmjet një letre publike ka kërkuar transparencë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurse paraditen e së hënës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar nëpërmjet një shkrimi në facebook për takimet që pati në Bruksel. Për çka ka thënë se fillimisht kanë pasur takime të ndara Kosovë-BE dhe Serbi-BE.
Bislimi ka deklaruar se në takimin që kishte me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak janë identifikuar 11 marrëveshje në të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saja por që thekson se në asnjë fjali të vetme nuk është përmendur asociacioni./21Media

Back to top button