Tifozët të dëshpruar pas humbjes së Anglisë

 
Afër 60 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Wembley” të dielën për finalën e madhe mes Anglisë dhe Italisë.
Kjo përballje ishte e paparashikueshme për të gjithë, siç ishte i tërë kampionati.
Pos në stadium, shumë të tjerë e ndjekën ndeshjen në kafene, apo edhe në shtëpitë e tyre.
Të pranishëm në stadium në përkrahje të Anglisë ishin edhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, të cilët me vete kishin edhe princin George.
Anglia ngriti epërsinë për 1:0 vetëm në 2 minutëshin e parë të ndeshjes, tutje Italia barazoi për 1:1 në minutën e 67.
Italia fitoi në penallti, për 3:2.
Epërsinë në fushë në pjesën e parë e kishta Anglia, ku u pa një paraqitje e rrallë e ekipit, paraqitje të cilën Southgate kishte kohë që ishte duke e pritur.
Ndërkohë, tifozët u shprehën shumë të dëshpruar nga kjo humbje e Anglisë, por gjithësesi shumë krenar për futbollistët që shkëlqyen në fushë dhe bënë të pamundurën për të fituar për herë të parë kupën e Evropës.
“Djemtë e kanë bërë vendin krenar, duhet të cilësohen si heronj e jo të abuzohen e akuzohen në rrjete sociale”, tha kryeministri Boris Johnson, duke shtuar se Anglia bëri histori këtë 11 korrik./21Media

Back to top button