Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkodra: Asnjë nga partitë nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja

(Lajm i përditësuar)


Shkodra: Asnjë nga partitë nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja

Analistja, Magbule Shkodra në emisionin “Click” të RTV21 për konstituimin e Kuvendit, thotë se asnjë parti politike nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja.

“Asnjë nga partitë që janë të përfaqësuara në parlament nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja, shto ksaj që kemi dhe zgjedhje lokale, zgjedhjet kanë kosto financiare, logjistike asnjëra nga këto nuk do të dëshironte sepse shumica vet po thonë me deklarata që po shkojmë në të njëjtën kohë me zgjedhje lokale apo një javë më vonë”, tha ajo.

Shkodra shtoi se sikurse Gjykata Kushtetuese do të kishte sjellur në aktvendimin e saj një paragraf, do të thoshte që nëse nuk bëhet konstituimi i Kuvendit deri në këtë datë do të shkonin në zgjedhjeve të reja do të kishin një tjetër situatë sot.

“Sikurse Gjykata Kushtetuese do të kishte sjellur në aktvendimin e saj një paragraf, do të thoshte që nëse nuk bëhet konstituimi i Kuvendit deri në këtë datë do të shkonin në zgjedhjeve të reja do të kishin një tjetër situatë sot e nuk do të qeshej Grauk Konjufca me propozimin e tij me Donika Gërvallën por do ta kishim një propozim serioz”, deklaroi ajo. /21Media


Shkodra: Po shihet qartë se qëllimi është zvarritja

Analistja, Magbule Shkodra në emisionin “Click” të RTV21 për seancat konstituive në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se deputetët mund të mblidhen në një pasdite për këtë çështje.

Ajo shtoi se po shihet qartë se qëllimi është zvarritja.

“Ata kanë mundë të mbledhen një pasdite ose të bëntë një pauzë 15 minutëshe dhe pastaj kthehemi përsëri, mirëpo këtu po shihet shumë qartë qëllimi është zvarritja dhe fatkeqësia e këtij aktgjykimi ndonëse qartësoi disa gjëra. Pse Gjykata nuk dha se qfarë ndodh pas 30 ditëve?, do të dëshiroja që të paktën gjykata të kishte adresuar edhe dy çështje, personat që po vazhdojnë të mbajnë dy pozita të deputetit dhe të ministrit”, deklaroi ajo. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button