Caktohet gjyqtari që do të drejtojë finalen e madhe
Italia dhe Anglia do të përballen të dielën nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kampionatit Evropian. Ndeshja finale e “Euro 2020” do të drejtohet nga një gjyqtar me përvojë.
Gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen finale të “Euro 2020”.
Kuipers do të jetë i ndihmuar nga asistentët Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Carlos del Cerro Grande.