Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçarit

Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur  ka caktuar masen e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Të pandehurit E.V. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 185 paragrafi 1 dhe neni 187 paragrafi 1. nënparagrafi 1.1 dhe paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.
Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin.
Për vrasjen e 14-vjecarit në Prishtinë që ndodhi djenë Prishtinë, ka reaguar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./21Media

Back to top button