​Caktohet orari i ri i ndeshjes Bashkimi-Peja, ndryshon lokacioni

Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kushteve në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Temperaturat shumë të ulëta si dhe mungesa e sigurisë së nevojshme u përmenden si dy arsyet e kësaj shtyrje.
Vetëm një orë më vonë, Federata e Basketbollit të Kosovës e ka caktuar orarin e ri për zhvillimin e kësaj ndeshjes, e që do të jetë të hënën nga ora 17:00, por ndryshon vendi pasi ajo do të zhvillohet në Rahovec.
“Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës do të zhvillohet të hënën (nesër) nga ora 17:00 në Rahovec. Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të Prince Caffe Superligës.”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Back to top button