Përplasje në protestën antiqeveritare në Peru

Tensionet u rritën në Peru, ku qindra protestues që kërkuan rrëzimin e presidentes Dina Boluarte, u përleshën me policinë.
Policët ndaluan avancimin e protestuesve, të cilët u munduan të arrinin në Kongres.

Presidenca peruane shprehu keqardhje të shtunën që Kongresi Kombëtar nuk arriti marrëveshje për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme që mijëra peruanë kërkojnë në protestat gati dymujore që kanë lënë 57 të vdekur.
Back to top button