Caktohet vlera e koeficientit të pagave, 105 euro për sivjet

(Lajm i përditësuar)
Vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro, këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ligji që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.
Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin.
Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.
Kurti tha se në janar të vitit 2024 vlera e koeficientit do të bëhet 110 euro.
Mblidhet Qeveria, pritet të bëhet publik koeficienti i pagave
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur kabinetin e tij qeveritar për një mbledhje.
Kjo mbledhje pritet të fillojë nga ora 10:00.
Ende nuk dihet rendi i ditës, megjithatë pritet që në këtë mbledhje të bëhet i ditur koeficienti i pagave, që deri më sot është “fshehur”.
Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani, pritet të hyjë në fuqi po sot më 1 shkurt./21Media

Back to top button