Calvin Harris në një lidhje të re dashurie

Calvin Harris ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë.
Harris po shijon romancën e re me DJ Vick.
38 vjeçari i kishte kërkuar një takim të njëjtës para më shumë se një dekade, por duket se tani gjërat kanë zënë vendin e duhur.
“Calvin dhe Vick po mundohen ta mbajnë lidhjen nën kontroll, janë ende në ditët e para. Por, atyre u pëlqen shumë të kalojnë kohë së bashku në Londër e Ibiza”, ka thënë një burim pranë çiftit.
Calvin ia pëlqente çdo fotografi tashmë të dashurës së tij, që nga janari dhe kjo gjë nuk kishte mbetur pa u vërejtur nga kolegët e Vick.
DJ i njohur u nda nga ish e dashura tashmë, Aarika Ëolf në mars të këtij viti, ndërsa Vick nuk është përfolur të ketë qenë në një lidhje dashurie së fundmi.
Harris ka qenë në lidhje edhe me Rita Orën, Ellie Goulding e Taylor Sëift më përpara./21Media

 

Back to top button