Në Ditën e Presidentit, Osmani dekoroi Jim Xhemën dhe Christopher Hylandin

Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e dekoroi Jim Xhemën me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte dekoruar më parë edhe me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit nga presidenti Ibrahim Rugova.
Në të njëjtën ceremoni, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin dr. Ibrahim Rugova edhe Christopher Hyland.
Dekorimi u bë në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”,
Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite.
“Duke e rikthyer vëmendjen te miqtë e Kosovës e atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave./21Media

Back to top button