Pazari me temat e diplomës, fenomen që po ndodh

Studentët nuk janë të aftë të bëjnë një temë të diplomës, kështu kanë vlerësuar Koalicioni për Transparencë dhe Integritet, gjatë tryezës me temën “Pazari me tema të diplomës”, gjatë së cilës u transmetua edhe një dokumentar në lidhje me këtë çështje.
Prorektori për cilësi dhe zhvillim akademik në Universitetin e Prishtinë, Elton Bahtri, tha se nuk mund të mohohet që ky fenomen nuk është i pranishëm.
“Kemi vështirësi në faktimin dhe dëshminë që po ndodh ky fenomen nga ana e menaxhmentit sepse këtu nuk flasim për një përgjegjës ka më shumë. Mirëpo, ne si institucion i arsimit të lartë mund të themi se kjo është e papranueshme, pasi cenon edhe vlerat dhe kulturën akademike të universiteti.”, tha ndër tjerash ai.
Sipas tij ky fenomen nuk është i pranishëm vetëm në UP por edhe në institucione tjera të arsimit të larë.
Profesori në Fakultetin e Inxhinerisë elektrike dhe Kompjuterike në universitetin e Prishtinës, Blerm Rexha, tregoi masat që merren në rast që hetohet një gjë e tillë.
“Lemi edhe rastin kur studenti vije në fakultetet, nuk dinë çfarë është citimi apo punimi shkencor … studenti çdo punim diplome në faqen e dytë duhet të këtë deklaratën e tij që zotohet që se tema e tij është kontributi i tij, është cituar sipas rregullores së institucionit dhe në rast të mospërputhjes sanksionet që e presim deri te heqja e titullit është i vetëdijshëm për këtë ”, tha Rexha.
Kurse, aktivisti Shkëlzen Gashi, për këtë dukuri fajin ua la profesorëve.
“Kjo është në përputhje të plotë me kulturën akademike të Universitetit të Prishtinës, edhe më prit që organet drejtuese të UP-së kanë me luftu këtë dukuri është njësoj si të presim mjaltë prej mizave….Studentet po vjedhin, po blejnë tema të diplomës por a di kanë e kanë model profesorët, këtu profesorët vjedhin”, tha Gashi.
Tryeza është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës./21Media

Back to top button