Canaj: Ambasadorët nuk thanë mos ur*noni, por mos u psh*rrni

Ish- diplomati Blerim Canaj pas intervistës së ambasadorit gjerman Jorn Rohde dhënë për RTV21, tha se dihet që Gjermania fillimisht ka përkurahur Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, por që sipas tij pas 8 muajsh tyre në pushtet Gjermania është zhgënjyer nga udhëheqësit aktual të Kosovës.

Në këtë intervistë Rohde ndër tjerash tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet. Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.

E duke komentuar këtë deklaratë, Canaj tha se me herët kur si diplomat të Kosovës nuk kanë mundur të hapin shumë dyer për shkak të mosnjohjes së Kosovës e për gjëra tjera.

“ I kemi pasur shumë diplomat gjermanë të cilët kanë hyrë për neve, dhe sot ata të cilët knë bërë shumë për neve po dalin edhe po na tregojnë, madje madje nuk thanë mos urinoni për derë, por thanë mos u pshu*rrni, kërkoj falje për shprehjen por kështu u shpreh ambasadori, madje kështu u shprehën të dy ambasadorët. Ajo i bie që marrëdhëniet e tona përkatësisht tq qeverisë tonë me shtetet të cilat ne i kemi parë si partner strategjik janë jashtëzakonisht nën nivel”, tha Canaj./21Media

Back to top button