Canaj: Kam frikë se Kuvendi do të shpërbëhet ditën që mblidhet

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Kam frikë se Kuvendi do të shpërbëhet ditën që mblidhet
Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ekziston rreziku që Kuvendi të shpërbëhet menjëherë pas konstituimit, duke e futur vendin në një tjetër cikël zgjedhor.
“Kam frikë që sapo të mblidhet Kuvendi, ka me u shpërbë. Duke i njohur këta, nëse Albin Kurti i fton zgjedhjet, nëse Albini e merr të drejtën me e bo qeverinë, nuk e di se si e bën qeverinë pa e bo presidentin. Edhe nëse atë ditë shpërbëhet Kuvendi, na prapë e kemi Albin Kurtin ushtrues detyre”, tha Canaj.
Sipas tij, zhvillimet politike mund ta mbajnë vendin në një situatë të zgjatur paqartësie institucionale, me qeverinë në detyrë që vazhdon të ushtrojë funksionet e saj deri në krijimin e institucioneve të reja.
Canaj: Po shkojmë në zgjedhje për të shkuar sërish në zgjedhje
Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” në RTV21, tha se vendi rrezikon të futet në një cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh, nëse rezultati i ardhshëm zgjedhor nuk prodhon zgjidhje politike.
“Ne po shkojmë në zgjedhje për të shkuar prapë në zgjedhje. Kjo varet nesër nga qytetarët, nëse votojnë për të shkuar sërish në zgjedhje”, tha Canaj.
Sipas tij, përgjegjësia për të shmangur një bllokadë të re institucionale bie edhe mbi votuesit, të cilët me votën e tyre do të përcaktojnë nëse vendi do të ketë stabilitet politik apo do të përballet përsëri me zgjedhje të reja.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?