Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasapolli: Nuk ka familje në Kosovë që nuk i ka të paktën tri kredi për të mbijetuar

(Lajm i përditësuar)

Kasapolli: Nuk ka familje në Kosovë që nuk i ka të paktën tri kredi për të mbijetuar

Analisti politik Gezim Kasapolli ka kritikuar gjendjen ekonomike në vend, duke vlerësuar se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha financiare, ndërsa ka akuzuar qeverinë për mungesë të investimeve kapitale.

Në emisionin “Click” në RTV21, Kasapolli tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka gjetur një terren të favorshëm politik, pavarësisht problemeve ekonomike me të cilat përballen qytetarët.

“Albin Kurti ka gjetur terren të përshtatshëm për lojë. Nëse e krahasojmë vitin 2020 të pandemisë me vitin 2026, unë sot ju siguroj se nuk ka familje kosovare e cila së paku tri kredi nuk i ka për të mbijetuar. Nuk po flasim për çështje luksi, por për mbijetesë. Për më tepër, në pesë vitet e fundit nuk ka pasur investime kapitale që do të ndikonin drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Kasapolli.

Sipas tij, mungesa e projekteve të mëdha zhvillimore dhe rritja e barrës financiare mbi familjet kanë ndikuar në përkeqësimin e standardit të jetesës, duke bërë që shumë qytetarë të mbështeten në kredi për të përballuar shpenzimet bazike.


Kasapolli: PDK dhe LDK kanë frikë se kush po e tradhton e para

Analisti politik Gezim Kasapolli ka komentuar raportet mes partive opozitare dhe mundësinë e bashkëpunimeve politike pas zgjedhjeve, duke thënë se ekziston një mosbesim i ndërsjellë mes PDK-së dhe LDK-së.

Në emisionin “Click” në RTV21, Kasapolli tha se zhvillimet pas zgjedhjeve të shkurtit kanë treguar se deklaratat politike jo gjithmonë përkthehen në qëndrime konkrete.

“Frika më e madhe është se në momentin e caktuar, në zgjedhjet e shkurtit e kemi parë ndonjëherë se nuk e kanë përnjëmend. PDK dhe LDK po kanë frikë nga njëra-tjetra se cila po tradhton e para në raport me Albin Kurtin”, tha Kasapolli.

Sipas tij, dinamika politike mes partive opozitare vazhdon të karakterizohet nga mungesa e besimit dhe kalkulimet për lëvizjet e mundshme politike, veçanërisht sa i përket një bashkëpunimi eventual me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


“Njerëzit po luten për zgjedhje, po i marrin nga 100 euro”, Kasapolli

Analisti politik, Gezim Kasapolli, në emisionin “Click” në RTV21, tha se dëmi më i madh nga situata aktuale politike po i shkaktohet shtetit të Kosovës.

Sipas tij, qytetarët kanë filluar të krijojnë perceptimin se zgjedhjet sjellin përfitime financiare.

Kasapolli tutje tha se gjatë kësaj fushate ”Gjëja më e ashpër që ka ndodhur në fushatë është përfshirja e fëmijëve,”.

“Njerëzit po besoj që kanë filluar me u lut që të ketë zgjedhje, sepse po i marrin nga 100 euro. Dëmi më i madh po i bëhet shtetit të Kosovës. Gjëja më e ashpër që ka ndodhur në fushatë është përfshirja e fëmijëve, posaçërisht nga tubimi i VV-së”, tha Kasapolli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button