Kaloni te përmbajtja kryesore

Lama i drejtohet Mujës: Sipas jush veriu është Kosova

(Lajm i përditësuar)


Lama i drejtohet Mujës: Sipas jush veriu është Kosova

Analistja politike, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti i cili konsiderohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve si “pengesë”, tha se Kosova nuk mund të funksionoj pa SHBA-të

Basri Muja tha se pjesë më e rëndësishme dhe jetike e Kosovës përshkak të pasurive është Mitrovica, për të cilën Lama i tha atij se “është veriu Kosova dhe pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

“Sipas jush është veriu Kosova, kjo pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, iu drejtua Lama – Mujës./21Media


Lama: Vetëvendosje ska program, po e mban fushatën me batuta

Analistja politike, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, e cilësoi Vetëvendosjen si parti pa program dhe e njëjta sipas saj po e mban fushatën me batuta.

“Mendoj që LDK, PDK dhe AAK deri diku po prezantojnë programe të tyre gjatë kësaj fushate në mënyra të ndryshme, ndërsa Vetëvendosja duke qenë se nuk ka program e mban me batuta fushatën, tani iu takon qytetarëve ta vlerësojnë se a duan batuta apo duan program qeverisës”, deklaroi ajo./21Media


Lama për deklatën e Konjufcës: Nuk ka eskalim të gjuhës

Analistja politike, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, për deklaratën e Glauk Konjufcës i cili ka thënë se  “Tokë të zezë kena me i ba”, tha se në të nuk ka eskalim të gjuhës.

“Unë nuk mendoj që është eskalim i gjuhës, mendoj më shumë është mënyra e thjeshtuar e të folurit për të mbetur në mendjen e qytetarëve, po ta ndjekësh strategjinë e komunikimit të tyre është folur me fjalë të thjeshta, përsëritja e toneve vazhdimisht, folur me gjuhën e popullit dhe ai i kupton dhe i përvetëson ato fjalë”, tha Lama./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button