Kaloni te përmbajtja kryesore

Canaj: Vetëvendosje diasporën e ka manipuluar emocionalisht perfekt

(Lajm i përditësuar)


Canaj: Vetëvendosje diasporën e ka manipuluar emocionalisht perfekt

Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se diaspora emocionalisht mund të manipulohet më lehtë, të njëjtën mënyrë siç tha ai Vetëvendosje e ka bërë në mënyrë perfekte.

Ai shtoi se LVV ka krijuar përceptime te mërgata si hajni, korrupsion dhe shkatërrimin e shtetit.

“Diaspora duke qenë larg emocionalisht është më shumë e lidhur me vendin, më e frikësuar për vendin, për atë çka mundet me gjetë, që i bie emocionalisht mund të manipulohet më lehtë edhe këtë e ka bërë jashtëzakonisht perfekt Vetëvendosja. Janë shkuar kanë krijuar një përceptim hajnia, korrupsioni, po e shkatërrojn shtetin edhe ata tani e ndiejnë vetën si mbrojtje prej asaj. E kanë irritu diasporën”, u shpreh Canaj./RTV21/21Media


Canaj: Vjosa Osmani në LDK është për të mbrojtur vetën dhe Abdixhikun

Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se partitë opozitare e kanë problemin me vetë veten.

Canaj për Osmanit tha se ajo shkoi në LDK për mbrojtjen e vetës së saj dhe Abdixhikut dhe jo të partisë.

“Partitë opozitare e kanë problemin me vetë vetën, Vjosa Osmani në LDK është për të mbrojtur vetën dhe Lumir Abdixhikun e jo LDK-në”, theksoi ai./RTV21/21Media


Canaj: Opozita do ta rrëzonte Albin Kurtin po ta kishte seriozisht

Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, lidhur me ish-opozitën tha se nëse do ta kishin seriozisht do ta rrëzonin Albin Kurtin.

Canaj ndër të tjera tha se ish-opozitës nuk i intereson se a fiton Kurti apo jo.

”Problemi është se betejat i kanë mes vete, nuk është duke i interesuar a po fiton Albin Kurti apo jo, por unë të dal më mirë. Këta janë duke luftuar për t’u bërë deputetë. E kishin rrëzuar Albin Kurtin, por nuk e kanë seriozisht”, u shpreh analisti./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button