Canaj: Sami Lushtakun VV e përmend sa herë bie në zgjedhje

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Sami Lushtakun VV e përmend sa herë bie në zgjedhje
Analisti politik Blerim Canaj në RTV21 ka kritikuar mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e përfshin emrin e Sami Lushtakut në diskursin politik sa herë afrohen zgjedhjet.
Ai tha se kjo praktikë është bërë e tepruar dhe se figura e Lushtakut po përdoret për qëllime elektorale, jo për debat të sinqertë politik.
“Është tepruar duke e përmendur Sami Lushtakun. Thjesht është tepruar – sa herë që VV bie në zgjedhje, e përmendin Sami Lushtakun, kur e kemi parë se ai nuk po përzihet. E përdorin për fushatë”, tha Canaj.
Canaj: Krasniqi kërkoi ta marrë PDK-në, por Hoxhaj ishte ai që e udhëhoqi në periudhën më të vështirë
Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se Memli Krasniqi nuk e ka trashëguar partinë, por ka synuar ta marrë në rrethana të caktuara.
Sipas tij, periudha më e vështirë për PDK-në është menaxhuar nga Enver Hoxhaj, i cili ka mbajtur partinë të qëndrueshme në një kohë të krizave të shumta.
“Krasniqit nuk ia kanë lënë partinë, por ai ka dashur ta marrë. Ndoshta në periudhën më të vështirë të PDK-së e ka udhëhequr Enver Hoxhaj”, tha Canaj./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?