Rep-artisti i njohur, Capital T sot ka publikuar bashkëpunimin me reperin Kidda.

Projekti titullohet “Magji”, të cilin reperët e kanë lansuar me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për muzikën e “Magji” është përkujdesur Rzon Music, ndërsa për masterizimin Lorenc Alija – Avaxus.

Ndërkaq, videoklipi është realizuar nga Valon Aziri, CINEG8.

Kujtojmë që, kënga e fundit nga Capital është “Rrushe”, ndërsa nga Kidda është “PALE”, në bashkëpunim me reperin shqiptar, që ka zhvilluar karrierën muzikore në Zvicër, Dardanin./21Media