Zjarr në një shtëpi, u lëndua një person

 

Një 57 vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer dje pasdite në rr. “Haxhi Nikollov” në Shkup.

Në SPB-Shkup dje në orën 16.20 është lajmëruar se në rr. “Haxhi Nikollov” është paraqitur zjarr në një shtëpi pronë e A.G (43) ku është përfshirë edhe shtëpia aty pranë, pronë e M.T (34). Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit lëndime ka marrë G.B (57) i cili është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore”, kanë informuar nga MPB-ja.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës kundër zjarreve- Shkup, shkruan TV21./21Media

Back to top button