Carolina Herrera prezantoi në mot me shi koleksionin e ri “Resort”

Koleksioni i ri i Carolina Herrera-s “Resort” 2024 u prezantua në mot me shi në Rio de Janeiro. Megjithatë shiu nuk ia humbi aspak disponimin për këtë prezantim përgjegjësit për kreativitet të kësaj marke veshjesh, Wes Gordon.

Për këtë shfaqje të kësaj kompanie veshjesh, që është e para për Gordon në këtë vend, ai realizoi veshje të ndryshme, filluar nga ato të sallave të vallëzimit, e deri tek ato të plazhit.

Koleksionin e ri të Herrera-s e prezantuan një numër modelesh braziliane. Në mesin e tyre kishte edhe modelë.

Herrera në këtë ngjarje mode kremtoi jo vetëm për veshjet e koleksionit të ri resort 2024, por edhe për parfumin e ri, “Good Girl Blush”.

Atje pas prezantimit të koleksionit u mbajt një gosti ku kremtuan për të.

Sipas Gordon, Brazili është një prej tregjeve të mëdha latino-amerikane ku kanë sukses me veshjet.

Sa i përket Carolina Herrera-s, ajo është disenjatore e njohur botërore, emrin e të cilës e mban kompania. Herrera e cila është 84 vjeçe, u lind në Karakas. Kompaninë me emrin e saj e themeloi kur ishte 42 vjeçe. Para kësaj moshe, ajo është veçuar për stilin unik./21Media

Back to top button