Aksident në Polac, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Skenderaj-Drenas, më saktësisht në fshatin Polac.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas segmenti rrugor në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e aksident dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button