Lajçak u takua me Emisarin Stuart Peach, diskutuan për dialogun

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.
Takimi i dyshës është mbajtur në Bruksel dhe Lajçak përmes një postimi në ‘Twitter’, ka bërë të ditur se krahas qështjeve të tjera kanë diskutuar edhe për dialogun.
”Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale”, ka shkruar Lajçak.

Back to top button